Ka ndodhur

Shoferi i dehur tenton të korruptojë policët me 5.000 lekë në Berat

Gazeta Si - Një 59-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ka tentuar të korruptojë me 5.000 lekë disa punonjës policie.

Ai u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Gjatë shërbimit, punonjësit e Policisë Rrugore, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të ish-kombinatit, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Opel”.

Drejtues ishte shtetasi B.V., i cili pas testimit me aparatin “Drager”, ka dalë në gjendje të dehur në masën 1.12 mg/l.

Për t’iu shmangur procedurave të mëtejshme ligjore, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë 5.000 lekëshe


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë