Ngjarje

Shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike në 2 vitet e para. Zgjatet vlefshmëria e patentës

Nga Gazeta Si- Të enjten, u miratuan në Kuvend disa ndryshime të rëndësishme të kodit rrugor, me qëllim që të ulet numri i aksidenteve rrugore.

Më konkretisht, për 2 vitet e para nga pajisja me patentë, shoferëve u ndalohen të ngasin mjete me fuqi të lartë motorike. Gjithashtu, një nga ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Rrugor, është ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave deri në 15 vite.

Ndryshimet e miratuara

-Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifik, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55KW/ton! Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton KW/ton, duke përfshirë peshën e baterisë. 

-Qytetarëve të cilëve iu është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdrejtë dhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

-Zgjatja e se drejtës për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës deri në 70-vjeç, nga 65-vjeç që është aktualisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë