Ka ndodhur

Shkrumbohet hangari me jonxhë në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Cerkovinë të Vlorës, ku një hangar i mbushur me jonxhë është përfshirë nga flakët.

Ka qenë një godinë e vjetër në fakt ajo ku ishte e magazinuar jonxha dhe dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje, në përpjekje për të neutralizuar flakët. Dëmet material janë të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë