Ka ndodhur

Shkrumbohet gjatë ecjes makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë, shpëtojnë babë e bir

Gazeta Si - Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë, ku shkak dyshohet të ketë qenë një defekt i mjetit.

Në makinë kanë qenë babë e bir dhe një i afërm i tyre, por të gjithë kanë dalë nga mjeti pa u lënduar para se të shkrumbohej plotësisht.

Veç zjarrfikësve të Kolonjës, në vendngjarje shkuan edhe forca nga Korça për ndihmë në shuarjen e flakëve.

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se gjithçka ka ardhur pas një defekti elektrik në mjetin ku po udhëtonin 3 personat.

Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për të izoluar flakët. Policia në vendngjarje po heton për shkakun e zjarrit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë