Antonia Wilson-Frédéric Lagrange udhëtoi në çdo cep të Mongolisë në një periudhë mbi 17-vjeçare, për të fotografuar peizazhe dhe jetën rurale të kësaj mrekullie të Azisë lindore.
Fotografi New Yorkez Frédéric Lagrange dëgjoi për herë të parë për Mongolinë, kur ishte fëmijë, prej gjyshit të tij francez, i cili u lirua nga ushtarët mongolez prej një kampi gjerman kur mbahej i burgosur në vitin 1945. Lagrange u mrekullua prej vendit që prej atëherë.

Gjuetia e shqiponjave nga mongolët pranë fshatit Altai, Bayan-Ullgi, një sport që trashëgohet përmes gjeneratave. Të gjitha fotografitë: Frédéric Lagrange

Këtu shihet një familje pranë liqenit Üüreg, Mongolia perëndimore.

Vizita e tij e parë qe në 2001: ‘Vendi ishte ekzaktësisht ashtu siç e kisha menduar: i pacënuar, me peizazhe të pafundme që përfshinin shkretëtira të mëdha, faqe mali madhështore, dhe në mënyrë të ngjashme fusha të gjelbra.’ Liqeni Tolbo në Bayan-Ulgii, gjithashtu në Mongolinë Perëndimore.

Altai, një prej miqve të parë Mongolian të Lagrange, i dridhte cigaret e tij duke përdorur letra të gazetave.

Gjatë 17 viteve, Lagrange ndërmori 13 udhëtime të gjata të mëvetësishme në Mongoli për të dokumentuar jetën rurale, duke përjetuar stinët e saj të ashpra dhe të larmishme. Këtu tregohet:një gjuetar në motoçikletë, pranë liqenit të Üüreg.

Ndërsa udhëton përgjatë liqenit të ngrirë të Khövsgöl në veriun e largët të vendit, Lagrange pa dy burra të shtrirë në akull, rreth 20km nga bregu. ‘Ishte mëngjes herët dhe dy burrat ishin tashmë të dehur me vodka të lirë. Ata nuk na thanë një fjalë. Nuk kishim as idenë më të vogël se për çfarë po prisnin.’

Akulli ishte solid mjaftueshëm për të udhëtuar mbi liqenin Khövsgöl në shkurtin e vonë, por erëra të ngrohta të papritura shkaktuan kolaps, duke e marrë mjetin me vete.

Familjet nomade mikpritëse që ai takoi e lejuan atë të gjuante me ta. Këtu tregohet: një pijanec duke pirë tsai, një çaj tradicional të bërë prej qumshtit, sheqer, ujë, gjethe të çajit të zi dhe kripë.

‘Kudo ku unë dhe ekipi im ndaluam, ne ishim të mirëpritur në shtëpitë e njerëzve. Shpesh, të pasurit e miqve ishte mënyra më e mirë për të marrë lajme për vendin.’.




*Burimi:The Guardian
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.