Ngjarje

Shkonin për t’u qethur, por te berberi pinin kokainë

Një qytetar njoftoi Policinë e Tiranës në Komisariatin Dixhital për berberin e lagjes dhe dyshimet e tij se aty shpërndahej hashash si dhe pihej kokainë. Sipas një burimi zyrtar të gazetës “Si” pranë Komisariatit Dixhital rasti më pas u hetua nga seksioni i hetimit të narkotikëve pranë Drejtorisë së Tiranës nga ku u zbulua se qytetari kishte plotësisht të drejtë. Qytetari tregoi se konsumi i kokainës ndodhte te berber pranë kryqëzimit të njohur si 10 korriku.

Burimi pranë antidrogës shton për gazetën Si se pas vënies në dijeni nga Komisariati Dixhital kishte shërbim tek berberi, por jo për t’u qethur. “Nga ana jonë u organizua shërbimi me civilë që shkoi tek berberi ku bënte fjalë raportimi - tregojnë agjentët e antidrogës në mbyllje të operacionit. U konstatua berberhania në fjalë, citohet më tej në raport shërbim, dhe brenda gjendeshin dy persona, njëri i quajtur J. S dhe tjetri D. H. Siç tregojnë burimet e sigurta të gazetës Si fillimisht është ushtruar kontrolli fizik ndaj shtetasve të mësipërm. “Në portofolin e lëkurës që mbante shtetasi J.S. tek xhepi i monedhave metalike ju gjet një qese plastmasi me ngjyrë bojëqielli, në formë doze dhe brenda kishte pluhur të bardhë”, përshkruan eksperti. Ky material më pas rezultoi kokainë dhe pas peshimit në peshoren elektronikë tip Adam rezultoi në masën 0.2 gramë së bashku me qesen. Agjentët shtojnë se gjithashtu kontrollit i është nënshtruar edhe ambienti i berberhanes. “Në sirtarin e dytë, brenda një kutie metalike me ngjyrë jeshile u gjet një qese plastmasi me ngjyrë të bardhë e mbyllur me djegie, në brendësi kishte pluhur të bardhë që pas peshimit ishte 0.6 gramë edhe ajo me karakteristikat e kokainës raporton njëri nga agjentët që shoqëruan në komisariat edhe berberin edhe klientin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë