Arsim

Shkollat në Shqipëri kanë lagështirë dhe tualete të papërshtatshme

Nga Gazeta Si- Tualetet e papërshtatshme dhe amortizimi i ndërtesave e bazës materiale janë vetëm dy nga problematikat që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjetur në shkollat tona.

Në raportin vjetor, ISHSH shkruan se ndërkohë që objekti i inspektimeve ka qenë krijimi i kushteve optimale të mësimit dhe shlodhjes në institucione arsimore publike dhe jo-publike, janë vërejtur disa mangësi, ndër to edhe mungesa e dokumentacionit të detyrueshëm ligjeno sanitar për shkollën por edhe për personelin.

Problematikë tjetër e vërejtur gjatë inspektimit është edhe lagështia në ambientet e shkollave, amortizim i ndërtesave të shkollave dhe amortizimi i bazës materiale të shkollave (banka, karrige etj).

Gjithashtu, në shkollat tona është dhe gjendje e rënduar e pajisjeve hidro-sanitare.

 Grupmoshat e parashkollorëve nuk kanë tualete të papërshtatshme për to si dhe mungon dokumentacioni i vaksiniminit dhe analizat e koprokulturës (Koprokultura është një analizë biologjike që synon gjetjen e mikroorganizmave të veçantë në feçe).

Gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative në lekë, 6 vendime të ndërmjetme për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime.

Gjatë vitit 2024 u kryen 4 033 inspektime dhe ri-inspektime të subjekteve publike dhe jopublike arsimore parashkollore, shkollore, në instutucionet e arsimit të lartë, si dhe në konviktet dhe mensat e institucioneve të arsimit të mesëm dhe të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë