Gazeta Si – Një 41-vjeçar italian nga Bibbiano u arrestua natën midis 7 dhe 8 qershorit në Reggio Emilia me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje ndaj një 61-vjeçari me origjinë shqiptare.
Sipas mediave italiane, autori e ka goditur viktimën me thikën e kuzhinës pak para orës 23:00.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, me sa duket shkoi në një godinë në Bibbiano, vendndodhja e krimit dhe shtëpia e vrasësit të dyshuar, për të takuar mbesën e tij.
Për arsye ende të paqarta, ai u godit disa herë me një thikë kuzhine të sekuestruar nga policia që ka nisur hetimet të koordinuara nga Prokuroria e Reggio Emilias.
Autori 41-vjeçar i krimit ka pësuar edhe një tentativë linçimi nga rreth 30 persona miq dhe familjarë të shqiptarit dhe është marrë në mbrojtje nga një kordon karabinierësh që kanë ndërhyrë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




