Ngjarje

Shkoi të mblidhte boronica, gjendet i riu që humbi në Bjeshkë një ditë më parë

Nga Gazeta 'SI' - Një ditë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët, është gjendur 23-vjeçari A.M, që kishte shkuar të mbledhur boronica në Bjeshkë. Ai u gjend shëndosh e mirë në bjeshkët e Sharrit, pasi ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të motit të keq.

I riu nga fshati Borje, doli për të bërë punën e tij të përditshme, të mbledhë boronica në Bjeshkë, por nuk u kthye më në shtëpi.

24 orë më pas ai u raportua i zhdukur nga familjarët dhe pavarësisht kërkimeve të këtyre të fundit, u deshën shumë orë për ta gjetur. Mjegulla, terreni i vështirë me shkëmbinj e humnera e bënë shumë të vështirë operacionin e kërkimit, sipas autoriteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë