Ka ndodhur

Shkodër, zbulohen 16 pajisje që prodhonin kriptomonedha ‘Bitcoin’

Gazeta Si - Një laborator i prodhimit të paligjshëm të Bitcoin-it është zbuluar në Shkodër. Policia thotë se ka sekuestruar 16 pajisje që prodhonin para virtuale me energji të vjedhur.

Laboratori i paligjshëm ishte ngritur në një magazinë në lagjen “Salo Halili“, porn ë prang aka rënë vetëm bashkëpunëtori dhe jo poseduesi.

Hetimet e policisë së Shkodrës, nën emrin e koduar “Avalon”, zbuluan se posedues i pajisjeve është 21-vjeçari Jetmir Mehja.

Ai u shpall në kërkim për për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”; “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, kryer në bashkëpunim; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në pranga përfundoi bashkëpunëtori i tij Elvis Mehja, 43 vjeç, të cilit në banesë iu gjet edhe një sasi e kanabisi.

Lidhja e paligjshme e energjisë me të cilën punonin pajisjet e prodhimit të kriptomonedhave i kushtoi hetim në gjendje të lirë një punonjësi të OSHEE-së. 31-vjeçari me detyrë lexues akuzohet për shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë