Drejtësia

Shkodër, sekuestrohen pasuritë e një të dënuari në Itali për shfrytëzim prostitucioni

Gazeta Si - Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Klodian Ndogaj, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se janë sekuestruar një truall me sipërfaqe 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë dhe njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 euro.

Ndogaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi u dënua me 13 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale të ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’.

“Është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëve të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëve dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale”, - thotë Prokuroria e Shkodrës në njoftimin për shtyp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë