Ngjarje

Shkodër, “rrafshohen” ndërtimet pa leje në bregdetin e Velipojës

Gazeta Si - Ka nisur procesi i shembjes së beach-bareve gjatë vijës bregdetare në plazhin e Velipojës, në Shkodër.

Objektet e shembura janë kryesisht bazamente betoni të ‘beach bareve’ dhe ndërtime të tjera të evidentuara nga ky IKMT-ja.

Aksioni vjen pas udhëzimit të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila në mbledhjen me prefektët, më 19 Prill, deklaroi se “IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi”.

Kumbaro bëri me dije se një vit më parë Shqipëria priti 10.1 milionë vizitorë të huaj dhe për 3 muajt e parë të këtij vitit, shifrat flasin për 60% më shumë flukse hyrëse, “prandaj mobilizimi, monitorimi i territorit dhe komunikimi ndërinstitucional janë thelbësore për ecurinë e procesit”, udhëzoi ajo prefektët.

Ne lidhje me bashkitë që kanë vijë bregdetare, ministrja u theksoi se ka përfunduar procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve dhe gjithashtu ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit vendimi për miratimin e ndërtimit të strukturave të përkohshme të shërbimit ose ato që quhen ndryshe “beach-bare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë