Ka ndodhur

Shkodër, 46-vjeçarit i gjendet arsenal armësh në banesë (Video)

Gazeta Si- Një 46-vjeçar është arrestuar në Shkodër, psi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në fshatin Xhan, i është gjetur 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka ndarë edhe pamjet e momentit kur efektivët e rrethojnë në banesë, i futen brenda dhe gjejnë armët. Një prej tyre duket e vendosur mbi një shapkë. 

46-vjeçari N. L., rezultoi se ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë