Ngjarje

Shkencëtari i NASA-s bën paralajmërimin e frikshëm: Kjo mund të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës

Një shkencëtar i NASA-s, Peter Kalmus ka bërë një paralajmërim të frikshëm në rrjetin social Twitter duke thënë se kjo verë do jetë më e freskëta në krahasim me vitet që do vijnë.

“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, ka thënë Kalmus në Twitter.

Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do kishte mundësi që planeti të fillojë të ftohet deri në fund të shekullit.

Që në fillim të korrikut, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave. Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë