Shendet

Shkencëtarët po krijojnë një gjeneratë të re për testet e shpejta për Covid-19

Studiuesit në të gjithë botën janë duke punuar në gjeneratën e ardhshme të testeve për Covid-19 që japin përgjigje në më pak se një orë, pa pajisje serioze ose personel shumë të trajnuar.

Testet e fundit të ashtuquajtura pikë-kujdesi, të cilat mund të bëhen në zyrën e një mjeku apo edhe në shtëpi, janë një qasje e re që këshillohet të përdoret kudo në botë. Fillimisht kjo analizë u bë nga shkencëtarët e universitetit Rugers në Nju Xhersi dhe tashmë po mendohet të përdoret vazhdimisht.

Testi i ri i jep rezultatet maksimumi për një orë dhe funksionon në mënyrë ndryshe nga të tjerët. Personat që duan të bëjnë testin pështyjnë në një tub, disa herë dhe këto kampionë dërgohen më pas  në laborator, ku bëhen analizat.

Rachel Coker, drejtoresha e hulumtimit në universitetin Binghamton , një nga shumë institucione në mbarë vendin që kanë filluar të punojnë me test, iu desh të priste 10 ditë për rezultatet e saj pasi bëri testin.  

"Lajmi i mirë ishte se ishte negativ. Por mund të isha e ekspozuar ndërsa prisja rezultatet. Tamponi është i padobishëm ," tha ajo.

Studiuesit po përpiqen të zhvillojnë si duhet  çdo pjesë të testit të ri diagnostikues. Në Institutin e Kembrixh, një ekip tjetër studiues është duke trajtuar hapin tjetër të  rrjedhës së punës, si amplifikimin e mostrës. Në laborator, shkencëtarët përdorin një teknikë që, mund të kopjojë materialin gjenetik në një temperaturë të vetme. Nëse virusi është i pranishëm, një mjet për redaktimin e gjeneve të quajtur Crispr do të bëjë pjesa që mban pështymën të ndryshojë ngjyrë.

“Eksperimentet laboratorike që përdorin Crispr mendohet të jenë shumë të sakta,” tha Catherine Freije, një nga shkencëtarët që zhvillon testin Crispr.

Tamponit të pështymës i shtohet një kimikat dhe më pas inkubohet në 145 gradë, për gjysmë ore. Nëse tamponi kthehet në të verdhë, prova është pozitive, nëse është e kuqe, negative. Testi mund të zbulojë edhe sasi të vogla të virusit, duke e bërë atë më të ndjeshëm sesa testet e e tjera të përdorura deri tani.

Studiuesit janë ende duke vlerësuar se si saktësia e testeve të pështymës rritet kundër asaj të tamponëve të hundës.

Ju e vendosni atë në një tub të vetëm  dhe kjo është e vështirë për t'u ngatërruar," tha Anne Wyllie, një epidemiologe në Shkollën e Shëndetit Publik të Yale e cila po studion testet e pështymës, gjithashtu.

Sipas ekspertëve ky test ka identifikuar 100% të rasteve të  të infektuarve me Covid-19, por për të provuar saktësinë u krye një studim  dhe personat janë testuar më shumë se 10 herë, ndërkohë që rezultatet ishin të njëjta në të gjitha rastet. Shkencëtarët kanë deklaruar se ky test shkurton shumë kohën e nxjerrjes së rezultatit, gjë që ndihmon në lehtësimin e testimeve masive.

Burimi: The New York Time. Përktheu:Gazeta "Si"

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë