Mjedis

Shkencëtarët: Pasojat e frikshme nga ngritja e nivelit të detit

Shkencëtarët besojnë se niveli i detit po rritet gjithnjë e më shumë dhe një ndër “dëshmitarët” kryesorë për këtë fakt është shkrirja e vazhdueshme e akullnajave. Sipas një studimi të fundit parashikohet se nëse kjo gjendje do të vazhdojë në vitet e ardhshme niveli i detit do të rritet më shumë se 1 metër. “Kjo mund të ndryshojë jetën e miliona njerëzve,” thonë autorët.
Kjo çështje ka qenë një ndër më të diskutuarat kur Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimaterike publikoi raportin e pestë në vitin 2013. Ai tha se ngrohja e vazhdueshme e planetit, pa reduktime të mëdha të emetimeve, do të bënte që niveli i ujërat globale të rritet nga 52 deri në 98 cm për vitet e ardhshme. Shumë ekspertë të tjerë mendojnë se ky ishte një vlerësim shumë konservativ.

Në këndvështrimin e studiuesve, nëse emetimet vazhdojnë në trajektoren e tanishme, atëherë detet do të kenë të ngjarë të rriten nga 62 në 238 cm. Kështu në do të kishim një botë e cila do të ishte rreth 5 gradë celsius më e ngrohtë se sa normalja, një nga rastet më të këqija që pritet të ndodhë për ngrohjen globale.

Në këndvështrimin e studiuesve, nëse emetimet vazhdojnë në trajektoren e tanishme, atëherë detet do të kenë të ngjarë të rriten nga 62 në 238 cm. Kështu në do të kishim një botë e cila do të ishte rreth 5 gradë celsius më e ngrohtë se sa normalja, një nga rastet më të këqija që pritet të ndodhë për ngrohjen globale.

“Për vitet e ardhshme, shkrirja e akullit do të jetë një fenomen shumë prezent. Mendohet se për një kohë të shkurtër do të pësojmë shkrirjen e tyre në intervalin 7-178 centimetra, por nëse vazhdojmë me këtë qetësi porsa i përket ndryshimeve klimaterike, shkrirja akullnajave mund të shkojë edhe në 2 metra,” tha autori kryesor Jonathan Bamber nga universiteti i Bristol në Londër.
Raporti e konsideroi këtë fenomen jo vetëm të mundshëm për të ndodhur, gjë që në terma shkencorë nënkupton se probabiliteti i shkrirjes është shumë i madh dhe nëse Toka vazhdon me këtë ritëm, në të ardhmen nuk do të ketë asnjë mundësi për të ndryshuar fatkeqësitë që do të shkaktohen.
Nëse temperaturat do të rriten, vetëm deri në 2 gradë celsius, akulli në Grenlandë, do të jetë “kontribuuesi” më i madh në rritjen e nivelit të detit. Gjithashtu, ekspertët nuk përjashtojnë faktin se edhe në Antaktidë mund të shkrihen masa të mëdha akulli.
Sipas autorëve, ky skenar do të kishte implikime të mëdha për planetin. Ata llogarisin se bota do të humbiste një sipërfaqe toke të rreth 1.79 milion kilometra katrorë, ekuivalente me sipërfaqen tokësore të Libisë. Gjithashtu, ata shprehen se pjesa më e madhe e këtyre tokave do të ishin ato bujqësoret.
"Për të kuptuar më shumë këtë studim, thjesht duhet të mendojmë krizën që shkaktuan refugjatët sirianë, kur shumë prej tyre erdhën në Europë. Numri i tyre do të rritet 200 herë më shumë, nëse niveli i detit do të rritet,” shtoi Bamber
Sipas ekspertëve ka ende kohë për të shmangur këto lloj skenarësh, nëse do të ndodhnin ndryshime të mëdha në emetimet e gazrave në ajër, gjatë dekadave të ardhshme. Gjithashtu, ata pranojnë se shanset për të ndodhur një ndër skenarët që ata kanë përshkruar janë të larta.
“Tashmë nuk ka me kohë për t’u menduar, apo për të kryer marrëveshje. Duhet të veprojmë menjëherë, pasi jemi përball një rreziku serioz,” shkroi më tej Bomber në studimin e publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë