Teknologji dhe Inovacion

Shkencëtarët krijojnë robotin më të vogël me telekomandë

Një gaforre robotike është zhvilluar nga shkencëtarët. Por do t'ju duhet një xham zmadhues nëse doni ta shihni.
Roboti i vogël është frymëzuar nga gaforret dhe ka vetëm 0,5 mm gjerësi, duke e bërë atë robotin më të vogël ecjeje me telekomandë.
Pavarësisht se është i vogël, roboti mund të përkulet, të rrotullohet, të zvarritet, të ecë dhe madje të kërcejë.


Studiuesit nga Universiteti Northwestern, të cilët zhvilluan robotin, besojnë se ai mund të përdoret për të kryer një sërë detyrash në hapësira të mbyllura.


"Ju mund t'i imagjinoni mikro-robotët si agjentë për të riparuar ose montuar struktura ose makina të vogla në industri. Gjithashtu mund të përdoren si ndihmës kirurgjikale për të pastruar arteriet e bllokuara, për të ndaluar gjakderdhjen e brendshme”, tha udhëheqësi i projektit John Rogers./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë