Shendet

Shkencëtarët amerikanë zbulojnë ilaçin që frenon Covid-19 brenda 24 orësh

Një ilaç eksperimental antiviral i zhvilluar llimisht për të trajtuar
gripin po riprovohet, kësaj here kundër Covid-19. Profesori Richard Plemper në Universitetin e Xhorxhias, udhëhoqi një ekip studiuesish që testoi molnupiravirin antiviral tek nuselalat, rrugët e frymëmarrjes të së cilës, përputhen shumë me atë të njerëzve.
Plemper thotë se kur një nuselale e infektuar me Covid-19 u trajtua
me ilaçin në fjalë dhe u vendos në një grup nuselalesh ferrash jo të
infektuara, u duk se mjekimi e frenoi shpërndarjen e virusit.
“Ajo që gjetëm ishte se asnjë nga ato kafshë të bashkëstrehuara nuk u
infektua nga virusi", tha Plemper.
“Dhe një grup kontrolli që nuk u trajtua me molnupiravirin dhe mori një
placebo, të gjitha kafshët e kontaktit të atyre kafshëve të infektuara u
infektuan brenda 24 orësh", shtoi ai.
Antivirali tani është në prova klinike në pacientët e shtruar në spital
me ndërlikime Covid-19.
Nëse rezulton efektive, thotë Dr. Plemper, ajo mund të ofrojë një
tjetër mjet kundër virusit, edhe më i lehtë për t’u përdorur duke qenë
se është thjesht një pilulë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë