Shendet

Shkencëtarët amerikanë: Testet e antitrupave nuk janë të besueshëm

Në një telefonatë javën e kaluar, më 6 prill, disa prej shkencëtarëve më të mëdhenj të Amerikës i dhanë një lajm me shumë rëndësi zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë mbi testimet e antitrupave, sipas dy doktorëve që ishin në këtë telefonatë.

Lajmi i kësaj telefonate në përgjithësi nuk ishte i mirë.

Testimet e antitrupave shikojnë nëse një person ka qënë më parë i infektuar me Covid-19, pra nëse e kanë pasur virusin e tashmë mund të jenë imun ndaj tij.

Doktoresha Deborah Birx koordinatorja e task forcës së koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë i ka konsideruar këto lloj testesh “shumë kritikë”.

Pasi këto testesh ndihmojnë të shpjegojnë nëse dikush është imun ndaj koronavirusit. “Dhe kjo do të jetë e rëndësishme për të ardhmen kur mendon se njerëzit duhet t’i rikthehen punës”, thotë Dr.Anthony Faucy, anëtar i task forcës.

Foto nga ShBA, testime mbi koronavirusin tek drejtuesit e makinave

“Testimet e antitrupave tregojnë nëse ti ke qenë i infektuar dhe tani që ndihesh më mirë me shumë mundësi je shëruar”, shprehet zoti Fauci. “Teksa ne jemi në pikën që po marrim në konsideratë hapjen e vendit nga izolimi është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se sa shumë virusi ka penetruar brenda shoqërisë sonë”, shton ai.

Administrata e Trumpit ka premtuar që testet e antitrupave kanë nisur e po zhvillohen.

“Ne kemi bërë progres të madh me testimet e antitrupave, madje progres fantastik”, shprehet Trump në një njoftim për shtypin më 5 prill.

Pesë ditë më vonë zëvëndës presidenti Mike Pence u shpreh në media se “shumë herët ne do të kemi një testim të antitrupave falë të cilit amerikanët do të mund të përcaktojnë nëse e kanë pasur koronavirusin dhe mbase e kanë kaluar pa e ditur”

Por në telefonatën e 6 prillit anëtarët e Akademisë Kombëtare të Shkencave mbi sëmundjet emergjente infektive (National Academy of Sciences' Standing Committee on Emerging Infectious Diseases and 21st Century Health Threats) u thanë anëtarëve të Zyrës së Politikave të Shkencave dhe Teknologjisë të Shtëpisë së Bardhë (White House Office of Science and Technology Policy) se ka probleme me disponueshmërinë dhe besueshmërinë e testeve të antitrupave në SHBA.

Problemet e testeve të antitrupave

Fillimisht, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve Amerikane i ka lehtësuar udhëzimet e kjo ka bërë që kompanitë t’i shesin testet e antitrupave pa deklaruar formularë vërtetimi me të dhëna se ato funksionojnë.

Shoqata Amerikane e Shëndetit Publik (The American Public Health Lab Association) shprehet se kjo ka rezultuar që “testimet broçkulla” të përmbysin tregun.

Drejtuesi ekzektuiv i Shoqatës Amerikane të Shëndeti Publik zoti Scott Becker në një konferencë shtypi të martën u shpreh se komisioneri i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve zoti Stephen Hahn së bashku me Institutin Kombëtar të Kancerit (National Cancer Institute) do të nisin rishikimet shkencore mbi mirëfunksionimin e pajisjeve testuese ndaj antitrupave.

Ka shumë shqetësim momentalisht në komunitetin e laborantëve se testimet mund t’a ngatërrojnë koronavirusin që po shkakton pandeminë aktuale me njërin prej disave koronavirusve të tjerë që shkaktojnë të ftohtin e zakonshëm.

“Shumë teste i ngatërrojnë këta të dy”, shprehet Dr. David Relman anëtar i Akademisë Kombëtare i Shkencave që ishte gjithashtu në telefonatën direkte me Shtëpinë e Bardhë.

Kështu testet gabimisht do iu thonë njerëzve që ata kanë antitrupa të pandemisë kur në të vërtetë nuk i kanë.

Sipas një letre që Akademia Kombëtare e Shkencave i ka çuar Shtëpisë së bardhë, rezultatet nga testet e antitrupave duhen parë me dyshim gjersa kontrrolle më rigoroze të performohen mbi këto pajisje testuese.

Godina e Akademisë së Shkencave Kombëtare e ShBA-së

Në këtë letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë disa ditë pas telefonatës që akademia ka bërë me Shtëpinë e Bardhë thuhet se ka dhe pajisje testuese të mira midis atyreve të këqija por nuk janë masive e lehtësisht të aksesueshme. Gjithashtu nuk është akoma plotësisht e qartë që nëse ti që ke antitrupat ndaj covid-19 detyrimisht do të kesh imunitet ndaj virusit e nuk ke për t’u sëmurë përsëri nëse bie në kontakt me këtë virus.

Zyra e Politikave të Shkencave dhe Teknologjisë e Shtëpisë së Bardhë nuk i është përgjigjur pyetjeve nga CNN mbi atë çfarë ka mësuar në telefonatën e 6 prillit nga Akademia e Shkencave si dhe në çfarë mënyre planifikon t’a përdorë informacionin që shkencëtarët i kanë dhënë.

Dr. Harvey Fineberg, drejtori i Akademisë Kombëtare të Shkencave, shprehet se testimet e antitrupave janë të rëndësishme në shkallë kombëtare për të vlerësuar se cila pjesë e popullsisë mund të jetë imune, por edhe në nivel personal tek qytetarët.

“Çdokush dëshiron t’a dijë nëse është apo jo imun ndaj koronavirusit si dhe nëse mundet të takojë gjyshërit e njerëzit e dashur. Gjithashtu e për autoritetet vendase është e rëndësishme që të dinë se cilët njerëz mund të dalin me siguri jashtë e të ndërveprojnë me njerëzit e tjerë pa merakun se mund të përhapin infeksionin”, thotë zoti Fineberg. /CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë