Shendet

Shkenca zbulon pilulën që ju shpëton pas një nate dehjeje

Studiuesit kanë testuar tabletat të quajtura L-cisteinë në një grup burrash të cilëve u thanë të pinë alkool për disa orë.
Burrat që morën pilulën L-cisteinë kishin më pak simptoma siç janë dhimbja e kokës, stresi apo ankthi krahasuar me grupin e burrave që morën një ilaç fals (placebo).
Studiuesit pohojnë se nëse pilula ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe ankthit, njerëzit kanë më pak të ngjarë të pinë përsëri, kështu dhe heqin dorë përfundimisht nga pija.
L-cisteina, e cila shpesh shitet si një medikament diete, konsiderohet e rëndësishme për rolin e saj në bërjen e proteinave brenda trupit dhe forcimin e metabolizmit. Ajo gjender gjithashtu dhe në ushqime me proteina të larta si në pulë, gjeldeti, djathë apo vezë.
Studimi, i botuar në revistën "Alkooli dhe Alkoolizmi", mori dy grupe vullnetarësh që ishin të moshës 21-60 dhe duhej të ishin të varur nga alkooli.
Fillimisht ishin tetë persona që u larguan nga studimi për arsye të ndryshme, pastaj disa të tjerë u përjashtuan sepse nuk morën pjesë në të gjitha sesionet ose nuk ishin në gjendje të pinin aq sa duhej prandaj, vetëm të dhënat për 19 burra ishin të përdorshme për hulumtimin, i cili u drejtua nga Peter Eriksson, pedagog në Universitetin e Helsinkit.
Studimi përfshinte gjashtë seanca të pirjes në mbrëmjet e së premtes, të cilat filluan rreth orës 19:00 dhe mbaruan në 22:00. Secilit pjesëmarrës i'u dha 1.5g alkool për çdo kilogram që peshonte. Është matur në këtë mënyrë në mënyrë që njerëzve t'u jepet e njëjta sasi alkooli në krahasim me peshën.
Një burri 80 kg do t’i jepej 120g alkool. Ka 8g alkool të pastër në një 'njësi' të alkoolit, prandaj, një burrë 80 kg në këtë studim do të pinte 15 njësi që ishin të barabarta me rreth një shishe e gjysëm verë, shtatë birra ose 7 koklejle.
Mostrat e pështymës dhe testet e frymës u morën gjatë gjithë studimit për të matur se sa ishin të dehur pjesëmarrësit.
Në çdo orë mbas orës 19:00 pjesëmarrësit duhet të pinin ose gjashtë pilula placebo ose gjashtë L-cisteinë, sipas dëshirës.  Të nesërmen, pjesëmarrësit shprehin dhimbjen e kokës, të përzierat dhe ankthit në një shkallë nga zero në dhjetë dhe të stresit nga zero në katër.

Sipas rezultateve të studimit, L-cisteina u zbulua se kishte zvogëluar ose eleminuar simptomat në një 'nivel statistikisht të rëndësishëm'. Doza 500mg e L-cisteinës pati pak efekt në të vjella ose dhimbje koke, në krahasim me dozën prej 1200 mg por stresi dhe ankthi duket se janë menaxhuar me dozën më të vogël, treguan rezultatet.
Studiuesit thanë se L-cisteina ndihmon në eliminimin e acetaldehidit në trup dhe nga ana tjetër parandalon varësinë. Kur etanoli, agjenti dehës në birrë, verë dhe pije, pihet, ai shndërrohet në acetaldehid. Acetaldehidi është ai që shkakton varësinë dhe trupi nuk mund të shërohet plotësisht derisa kjo të shkatërrohet dhe tretet.
Enzimat që gjenden në mëlçi, dihet se kanë aftësinë të largojnë acetaldehidin por jo gjithmonë vepron aq shpejt sa duhet prandaj duhet një medikament.
L-cisteina zvogëloi nevojën për të pirë ditën tjetër dhe me më pak simptoma si të përziera, dhimbje koke, stres dhe ankth.
"Së bashku, këto efekte të L-cisteinës janë unike dhe duket se kanë një të ardhme në parandalimin ose zbutjen e këtyre simptomave të dëmshme, si dhe në zvogëlimin e rrezikut të varësisë nga alkooli." thanë shkencëtarët.
Shkencëtarët vunë në dukje se të gjitha tabletat L-cisteinë përmbajnë vitamina të tjera, si B1 dhe C. Ata nuk mund të përjashtonin që këto kishin një lloj efekti.
Burimi: Dailymail. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë