Shendet

Mjafton një xhel në shpatull – Shkenca prezanton prezervativin modern

Mjekët amerikanë janë vënë në kërkim të çifteve që nuk duan të bëjnë fëmijë në të ardhmen e afërt, për të provuar efektet e një xheli që parandalon shtatzëninë, i cilësuar si prezervativi modern për meshkujt.

Studiuesit e Universitetit të Kansasit kanë premtuar të paguajnë çiftet që marrin pjesë në këtë studim më shumë se 4000 dollarë. Burrat që vendosin të bashkohen do të duhet të aplikojnë xhelin në krah ose shpatull çdo ditë për dy vjet dhe të ketë marrëdhënie seksuale të rregullta me partnerin e tij. Xheli thithet në lëkurë dhe zvogëlon sasinë e spermës që prodhon mesatarisht një mashkull.

Shtatzënia e padëshiruar nuk përjashtohet pasi xheli nuk është 100 për qind efektiv, por pritet të jetë më efektive se prezervativët. Sipas studimit, 420 çifte në të gjithë botën do të testojnë këtë xhel gjatë tre viteve.

Deri më tani, hulumtimet në universitete të tjera kanë treguar që xheli, i quajtur “NES / T”, mund të shkaktojë efekte anësore si shtimit i peshës, shtimi i masës së muskujve dhe akneve.

Aktualisht, burrat që nuk duan të bëjnë fëmijë kanë mundësi të kufizuara si prezervativët ose procedurat kirurgjikale për të bllokuar spermën. Ndërkohë për gratë ekzistojnë forma të shumta, të cilat vijnë me efekte anësore të komplikuara dhe ndonjëherë edhe shkatërruese.

Por nëse ky xhel provohet të jetë i sigurt dhe efektiv, do të shënonte masën më efektive mbrojtëse për burrat që kur prezervativi u fut në përdorim në vitet 1800. Ai mund të zvogëlojë numrin e shtatzënive të paplanifikuara.

Nëse studimi rezulton të jetë një sukses, xheli pritet të dalë në treg brenda 10 viteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë