Shendet

Shkenca e vërteton, cigaret elektronike janë të dëmshme

Sipas një studimi të ri, cigaret elektronike me shije të ndryshme, dëmtojnë rënde enët e gjakut dhe zemrën. Gjetjet të cilat u botuan në revistën “Journal of the American College of Cardiology”, vërtetojnë se cigaret elektronike me shije të ndryshme që përdoren gjerësisht nga njerëzit, janë një dëm i madh për shëndetin e zemrës. Autorët e studimit janë shprehur se efektet anësore, që ato shkaktojnë në organin më të rëndësishëm për jetën, janë të njëjta si nikotina që marrin duhanpirësit nga cigaret tradicionale.
“Njerëzit kanë një nocion të gabuar se cigaret elektronike janë të sigurta,” tha autori i studimi Joseph Wu, profesor në departamentet mjekësore të mjekësisë dhe radiologjisë, në universitetin e Stanford.


Pjesëtarët e tjerë të grupit të hulumtuesve thanë se, cigaret elektronike nuk janë të dëmshmeve vetëm sepse përmbajnë nikotinë si cigaret e zakonshme, por edhe për shkak të kimikateve të tjera që i’u shtohen për të pasur shije frutash të ndryshme. Si rezultat, shumë adoleshentë bien pre e konsumimit të cigareve elektronike, që ndryshe i quajnë “shisha”.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve, njoftoi nëntorin e vitit të kaluar se përdorimi i cigareve elektronike, tashmë është bërë një modë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme kudo në botë. Ekspertët janë të shqetësuar për këtë fakt, sepse pajisjet e tilla mund të rrezikojnë trurin e adoleshentëve dhe kjo mund të jetë një ndër mënyrat e para, ku ata do të jenë të hapur ndaj përdorimit të dograve të ndryshme.
Në këtë studim, u analizuan gjashtë cigare elektronike me përqendrime të ndryshme nikotine dhe shijesh. Ekipi i Wu zbuloi se tymi i cigareve elektronike mund të bllokonte enët e gjakut, për shkak të bashkimit të kimikateve. Gjithashtu, u vu re se efektet ndryshonin në varësi të shijes që, një person mund të përdorte në cigaret elektronike. Pedagogët e mjekësisë nga Universiteti i Massachusetts thanë se, është e rëndësishme që të kryen eksperimente dhe analiza edhe më të thella për të zbuluar efektet e këtyre produkteve, që fatkeqësisht janë gjithnjë e më të shumta nëpër dyqane apo kafene.

Prej kohësh cigaret elektronike kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe shtete të ndryshme, kanë ndërmarë hapa për t’i ndaluar ato, por nuk ja kanë dalë, pasi janë shumë të preferuara. Gjithashtu, edhe një studim i vitit të kaluar ka treguar se përdoruesit e përditshëm të cigareve elektronike ishin më të rrezikuar për të përjetuar atak kardiak.
“Gjithnjë e më shumë po shohim prova që cigaret elektronike, mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh dhe janë shumë të dëmshme. Kur krahasojmë cigaret elektronike me cigaret tradicionale, është njëlloj sikur të krahasojmë një mollë jeshile me një mollë të kuqe. Të dyja kanë të njëjtin efekt,” tha Lawrence Phillips, drejtor i kardiologjisë ambulatore në qendrën akademike mjekësore, Langone Health në Njy Jork./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë