Media Galeri

Shkëlqimi misterioz rozë mbi qytetin australian vinte thjesht nga një fermë kanabisi

Banorët në qytetin Australian të Mildura mbetën të hutuar pasi qielli u mbulua nga një shkëlqim i çuditshëm rozë.

Fotot e postuara në rrjete sociale tregojnë se si qielli i zbehtë dhe me re u ndriçua nga një rreth në ngjyrë rozë të ndezur.Një vëzhgues e quajti dritën “të frikshme, por të shkëlqyer”.

Megjithatë, nuk kaloi shumë dhe ata patën një përgjigje: Shkëlqimi rozë vinte nga një fermë kanabisi aty pranë.

Peter Crock, CEO i kompanisë së kanabisit medicinal Cann Group, tha për gazetën lokale ABC Mildura-Sëan Hill se shkëlqimi rozë u shkaktua nga dritat e rritjes  në fermë, të cilat funksionojnë  në një cikël 12-orësh nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 pasdite.

“Normalisht, blindat mbyllen në të njëjtën kohë me perëndimin e diellit, por mbrëmë ne i kishim dritat ndezur dhe grilat nuk ishin mbyllur ende, kështu që kishte një periudhë ku krijoi një shkëlqim,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë