Lojëra me Dore

Shkëlqen Leonard, Reptors me një këmbë në finalen e NBA

Përkundër të gjitha pritshmërive, Toronto Reptors kanë marrë kryesimin e finaleve të Konferencës së Lindjes në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra kanadeze fitoi ndeshjen e pestë në shtëpinë e Miluoki Baks, me shifrat 99-105 dhe tashmë merr kryesimin e ndeshjeve në 2 me 3. Ndeshja e gjashtë luhet në shtëpinë e Torontos dhe ekipi kanadez ka në dorë një “match point” në dorë dhe shansin të shkojë në finalen e madhe të NBA, aty ku e pret Golden Stejt

Sfida në “Fiserv Forum”’ dhuroi emocione të mëdha me një nivel loje shumë të lartë që nuk u ndal për asnjë minutë të vetme. Me tre periodat e para në një baraspeshë totale, fati i ndeshjes u vendos vetëm në periodën finale, aty ku Reptors ishte dominuese në aspektin fizik, por edhe duke përfituar në maksimum nga “xhevahiri” që ka në gjirin e saj, Leonard. Ky i fundit ishte më i miri në parket, me 35 pikë të shënuara, 9 asiste dhe 7 ribaunde. Tashmë pritet të shikohet se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër në shtëpinë e Torontos, aty ku mund të mbyllet gjithçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë