Ka ndodhur

Shkelje me tenderin e ujësjellësit, KLSH kallëzon në SPAK 6 zyrtarë të Bashkisë Kurbin

KLSH  ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjashtë funksionarë të Bashkisë Kurbin për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar të organeve të pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar auditim pranë kësaj bashkie për periudhën 01.01.2019 – 30.06.2020.

Nga ky auditim, janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish, të cilat lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç, faza I, Bashkia Kurbin”, të cilat bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë