Ngjarje

Shkarkimi i Vlora Hysenit, mblidhet Këshilli i Sigurimit. Në tryezë situata e sigurisë kombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja që zgjati rreth 1 orë e gjysëm erdhi pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohej nga Presidenti i Republikës dhe përfshin drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë.

Në mbledhje morrën pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë