Mjedis

Shkabat në prag të zhdukjes. Pa to, do të përhapeshin baktere që rrezikojnë shpërthime sëmundjesh

Afrika Sub-Sahariane është shtëpia e katër llojeve të shkabave të rrezikuara në mënyrë kritike. Në Afrikën e Jugut, një organizatë jofitimprurës e ruajtjes dhe rehabilitimit, po punon për të mbrojtur këta zogj magjepsës.

“Shkabat janë drejt zhdukjes për shkak të shumë problemeve që lidhen me mjedisin”, kështu paralajmërojnë studiuesit në lidhje me këtë situatë.

Muajin e kaluar, organizata zhvendosi një përzierje prej 160 shkabash në Rezervë. Operacioni përfshiu mbi 50 njerëz, kompaninë logjistike DHL dhe WeWild Africa, një OJQ e specializuar në zhvendosjen e kafshëve.

Masa vjen me shpresën për të plotësuar numrin e shkabave në natyrë dhe për të krijuar popullata të reja, duke reduktuar gjithashtu rrezikun që zogjtë të bien viktimë e sëmundjeve.

“Unë pata një mundësi të rrisja me dorë një shkabë që e kemi ende sot. Pikërisht në atë moment kuptova se sa të brishtë ishin speciet”, tha Kerri Wolter, themelues dhe drejtues i organizatës.

Qendra është kujdesur për mbi 1600 shqiponja, që nga hapja e saj, të cilat përfshijnë rehabilitimin, mbarështimin dhe përhapjen.

Për sa i përket përkufizimeve që shkabat janë shpendë të pistë, Wolter e dha një përgjigje, e cila tregon të kundërtën.

“Shkabat janë të përpikta për pastërtinë e tyre. Ato shpenzojnë orë të tëra duke pastruar pendët e tyre pasi ushqehen, sepse ato pendë duhet të jenë aq të thjeshta dhe të pastruara për fluturim. Ata nuk përplasen si zogjtë e tjerë, ata fluturojnë lart”, tha ai.

CNN shkruan se sipas studiuesve, në një botë pa shkaba, kafshët e ngordhura natyrisht do të largoheshin më ngadalë nga mjedisi. Kjo do të rezultojë në një “akumulim të baktereve të dëmshme dhe patogjenëve të tjerë që mund të çojnë në shpërthime sëmundjesh në popullatat njerëzore dhe shtazore, veçanërisht në vendet me sisteme të dobëta pastrimi.

Shkabat kanë një rol thelbësor në shumë ekosisteme, duke parandaluar transmetimin e sëmundjeve te kafshët e tjera përmes konsumimit të kufomave nga ana e tyre.

“Patogjenët e dëmshëm shkatërrohen në stomakun e shkabave dhe kështu parandalojnë infeksionet e shkabave dhe kafshëve të tjera,” shpjegon veterineri Johan Joubert.

Megjithatë, në vend që të mbrohet si një aleat në luftën kundër shpërthimit të sëmundjes, shkaba e gjen veten të gjuajtur dhe të keqtrajtuar në pjesë të Afrikës.

Një studim i botuar në fillim të këtij viti mbi grabitqarët e savanës afrikane, të cilët përfshijnë shkaba, zbuloi se ka një rënie të dukshme të numrit të tyre.

Disa persona në Afrikën e Jugut vrasin shkaba në mënyra të ndryshme, përfshirë atë të helmimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë