Ka ndodhur

Shiste mallra kontrabandë me përbërje kanabisi, prangoset 21-vjeçari

Gazeta Si - Një 21-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim paraditen e kësaj të marte, pasi tregtonin produkte kontrabandë.

Policia e Tiranës thotë se dyshohet që produktet e sekuestruara kanë përmbajtje të kanabisit, bazuar kjo tek mbishkrimi në paketim.

Mësohet se produktet u zbuluan pas një kontrolli në dyqanin e njërit prej të rinjve. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë