Ka ndodhur

Shiste kokainë në Lushnjë. Në pranga 39-vjeçari, nën hetim 10 blerësit

Gazeta Si - Një 39-vjeçar ka rënë në pranga në Lushnjë, pasi shiste kokainë në doza në disa zona të qytetit. Gjitjhashtu nën hetim nga policia janë marrë dhe 10 persona të tjerë si blerës të tij. Pas një periudhe hetimore 5-mujore, u finalizua operacioni policor i koduar “Start”.

Sakaq, janë sekuestruar dhe 900 mijë lekë, 4 celularë dhe një automjet, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

"Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Bazuar në provat e siguruara si rezultat i hetimeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.01.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi ka rezultuar se 39-vjeçari shiste në zona të ndryshme të Lushnjës, lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. G., 26 vjeç, E. D., 25 vjeç, banues në Kolonjë, L. K., 32 vjeç, M. M., 40 vjeçe, banuese në Rrapëz, R. K., 19 vjeç, banues në Halilaj, A. H., 27 vjeç, banues në Pirrë, F. M., 32 vjeç, banues në Vajkan, A. M., 24 vjeç, banues në Gorre, L. P., 21 vjeç, banues në Bubullimë dhe A. Dh., 24 vjeç, banues në Verri, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se blinin doza të lëndës narkotike kokainë, që shiste shtetasi A. M.,", - njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë