Ana e errët

Shiste ilegalisht në Instagram kremin francez, 37-vjeçaren e denoncon kompania shqiptare

Një grua e cila jeton në Britaninë e Madhe përfundoi nën akuzë në prokurori pasi dyshohet të ketë shitur një krem kundër plakjes pa marrë lejen e firmës së kozmetikës. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si”, e akuzuara quhet D.Bombaj dhe pritet të gjykohet për veprën "shkelje e të drejtave të pronësisë intelektuale". Bombaj është e moshës 37 vjeçe dhe jeton në Angli. Çështja e kthyer në një dosje penale lidhet as më pak e as më shumë me kremin francez “Lierac”, tha një burim i Gazetës “Si”, i angazhuar në Departametin Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar.

Hetimi
E akuzuara u denoncua nga shtetasi E.Kena për shitje online të produktit përmes porosive në Instagram. "Për kremin “Lierac" kompania ime ka ekskluzivitetin e shitjes”, pohoi kallëzuesi, i cili këmbënguli se në vitin 2005 kishte lidhur një kontratë me kompaninë franceze për shitjen e këtij kremi në vendin tonë. Një nga agjentet e shitjes së kompanisë shqiptare ka konstatuar shitjen e kremit në një faqe Instagrami dhe ka kontaktuar me administratorin e faqes, duke porositur madje edhe produktin për t’u bindur.

Profili në Linkedin i denoncuesit E.Kena

E hetuara
Por e kallëzuara pohon se është një blerëse personale dhe se e ka hapur faqen e Instagramit për veshje. Gruaja këmbëngul se për shkak të këmbënguljes së një vajze, ajo i kishte dhënë kremin personal dhe për këtë gjë ka marrë 3500 lekë.
Por prokuroria mendon se Bombaj nuk thotë të vërtetën dhe se ajo ka shitur krem duke shkelur eksluzivitetin e kompanisë shqiptare që ka të drejtën ta shesë këtë krem në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë