Ka ndodhur

Shiste ilaçe kontrabandë në shtëpi, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si - Një 52-vjeçar është arrestuar, pasi në banesën e tij janë gjetur sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara kontrabandë.

Ndalimi është bërë në momentin kur I.M., po i shiste medikamentet një gruaje në rrugën "Medar Shtylla" në Tiranë.

Pas kontrollit në banesën e tij në “Komunën e Parisit”, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja M. G., 47 vjeçe, banuese në Tiranë e cila bleu medikamentet e dyshuara të kontrabanduara.

Tashmë, 52-vjeçari, akuzohet për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë