Ka ndodhur

Shisnin kokainë në Pogradec, 6 persona në pranga

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Unaza”. Finalizimi i tij erdhi pas një hetimi 2-javor, ku u sekuestruan 21.14 gram kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Të arrestuarit janë A. Gj., 21 vjeç; R. Gj., 24 vjeç; D. P., 22 vjeç; Xh. O., 41 vjeç; K. Z., 18 vjeç dhe S. O., 19 vjeç, banues në Pogradec. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë