Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi shisnin doza kanabisi dhe kokaine në lagje të ndryshme të qytetit.
Policia tha se në pranga ra 29-vjeçari me iniciale R.L., pasi kishte me vete dhe në banesë 20 doza kokainë të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike.
Gjithashtu është vënë në pranga 31-vjeçari me iniciale M.S., banues në Lushnjë, si dhe u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 33-vjeçarin me iniciale A.M., pasi në automjetin me të cilën ata lëviznin u gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Gjithashtu, 31-vjeçarit iu gjet një kartëmonedhë euro, e dyshuar e falsifikuar.
Sekuestrohen dozat e kokainës, dozat e cannabisit, një peshore elektronike dhe kartëmonedha false. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.