Ka ndodhur

Shisnin kanabis në biznesin e tyre te ‘Selvia’, arrestohen dy vëllezër

Gazeta Si - Katër persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa janë goditur tre raste të shitjes së lëndëve narkotike me doza.

Në rastin e parë janë arrestuar dy vëllezër D.H. 28 vjeç dhe E.H. 22 vjeç. Këta të fundit, në biznesin e tyre në një sallë lojërash elektronike në zonën e Selvisë, mbanin lëndë narkotike. Gjatë aksionit të policisë atyre iu gjet dhe sekuestrua 3 kg kanabis si dhe një pjesë të ndarë në doza.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 2 vëllezërit pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin te klientë të ndryshëm, të biznesit të tyre në zonën e Selvisë.

Në aksionin e dytë u arrestua 24-vjeçari me iniciale M.Z., të cilit iu gjetën doza kokaine dhe i shiste në zonën e Komunës së Parisit.

Ndërsa në rastin e tretë u arrestua një 26-vjeçar me iniciale J.C., pasi iu gjetën doza kanabisi të cilat i shiste në zona të ndryshme të kryeqytetit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë