Ka ndodhur

Shisnin drogë në doza të vogla, dy të arrestuar në Elbasan. Sekuestrohen 16 kg kanabis

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla dhe ka sekuestruar 16 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.

Në operacionin policor antidrogë të koduar “Shënkolli”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: S. M., 18 vjeç dhe E. L., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celularë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë