Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e qendrës me presion të ulët atmosferik e cila do të ndikojë edhe vendin tonë me mot të paqëndrueshëm.
Kjo e premte, (26 nëntor), karakterizohet nga moti me vranësira të pasuara, nga reshje shiu me stuhi, kryesisht në Jug të vendit. Në Verilindje dhe Juglindje janë shënuar reshje bore. Era është me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi është i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat kanë shënuar rënie në mesditë.
Temperaturat: Zona malore 4/6°C; Zonat e ulëta 11/17°C; Zona bregdetare 13/18°C.
Edhe në Kosovë, kjo e premte është me vranesira dhe reshje shiu. Era është me drejtim Juglindje 10 m/sek. Temperaturat luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 8°C .
Të shtunën, (27 nëntor), moti mbi Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në Veriperëndim. Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime. Temperaturat: Zona malore 4/7°C; Zonat e ulëta 11/17°C; Zona bregdetare 14/18°C.
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




