Pas kalimit të valës intensive të stuhive, dhe motit të nxehtë që turbulluan atmosferën në shumicën e vendeve, edhe në Shqipëri, në rajonin e Mesdheut është rikthyer një mik i vjetër: presioni i lartë i Azores, shoqërues tradicional i udhëtimve në stinësn e verës njësoj si pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur vapa ishte e nxehtë, po, por pa tepri.
Megjithatë ky është vetëm një interludë i shkurtër lehtësimi.
Sepse Anticikloni i Azoreve do të na bëjë shoqëri vetëm deri në mesjavë, kur do të zëvendësohet nga anticikloni shtypës afrikan, i cili për të paktën dhjetë ditët në vijim pritet të godasë vendin tonë nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit të verës 2022. .
Lajmi është bërë I ditur nga metrelogët italianë të iLMeteo.it. Ekspertët vlerësojnë se temperaturat do të riten sërisht mbi 38-39 ° C që nga e premtja më 15 dhe të paktën deri më 22 korrik.
Sigurisht, së bashku me vapën do të ketë edhe netë të turbullta dhe tropikale (d.m.th. me temperatura gjithmonë mbi 20 ° C). Por deri atëherë, apo deri të mërkurën 13 korrik, temperaturat do të jenë të këndshme. Azoret e Epërme, thonë ekspertët e iLMeteo.it do të jenë në gjendje të zbusin klimën vetëm deri të mërkurën, më pas nga e enjtja 14, rajoni do të jetë nën kontrollin e një vale të re dhe të fuqishme të nxehtësisë afrikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




