Nga Gazeta “SI” – INSTAT raportoi së fundmi, se në Shqipëri pati rritje të punësimit gjatë gjithë vitit 2021. Shifra zyrtare tregon rritje 0.4 përqind.
Shifra është qesharake. Së pari sepse 0.4 korrespondon vetëm me 1.404 vetë të punësuar.
Në vitin kur rritja ekonomike ishte 8.5%, rritja e punësimit është edhe më groteske. Pra ekonomia nuk mundi të gjenerojë as të paktën 8.5% rritje të vendeve të punës.
Por, a pati vërtetë rritje të punësimit?
Vërtetë shifrat zyrtarë të INSTAT tregojnë se jo. Rritja e përqindjes së punësimit ka ardhur jo nga hapja e vendeve të reja të punës, por nga rënia e fuqisë aktive për punë. Sipas INSTAT, të punësuarit e grupmoshës 15-64 vjeç, që matet si fuqi punëtore kanë rënë me 0.3% në2021-shin. INSTAT thotë se gjatë të njëjtit vit, nga tregu i punës kanë dalë individë 3 herë më shumë sesa ata që kanë hyrë.
Nga ana tjetër, po shikojmë të konfirmuar të njëjtin fenomen: atë të të rinjve pa punë. Sipas INSTAT gjatë 2021-it papunësia për të rinjtë nga 15-24 vjeç u rrit me 0.6 për qind.
INSTAT tregon se ekonomia nuk mundi as tu japë mundësi shqiptarëve të vetëpunësohen. Përkundrazi numri i tyre gjatë 2021-it ra me 3.5%, krahasuar me 2020-n kur ishte viti i parë dhe më i rëndë i pandemisë nga Covid-19, gjatë të cilit shumica dërrmuese e biznese u mbyllën dhe rritja ekonomike kapi nivelin negativ -3.3 për qind.
Sa qytetarë janë larguar nga Shqipëria?
Gjatë vitit të shkuar, sipas shifrave të Eurostat, 11 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë për të jetuar në një vend tjetër, ndonëse si azilkërkues.
Po, ashtu nga anketa të vitit të shkuar, më shumë se 80% e të rinjve në vend janë të gatshëm të ikin jashtë Shqipërie, në çdo moment.
Në total, “stoku i studentëve” emigrantë jashtë Shqipërisë arrin në 1.6 mln.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.