Ngjarje

Shifrat/ Mbi 5 mijë shtëpi të dëmtuara rëndë, 1183 të shembura

Si pasojë e tërmetit të fortë të 26 nëntorit rezulton se janë shembur 1383 shtëpi, ku në Durrës shifra është 1050, ndërsa në Tiranë 131. Këto janë shifrat e dhënë nga zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila është edhe drejtuese qendrore e Operacionit të Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore. Në deklaratën e përditësuar, Voda theksoi se deri më tani nga inspektimet në terren janë konstatuar 5514 shtëpi të klasifikuar si të dëmtuara rëndë. Në Qarkun Durrës janë 3838, në Tiranë 1311, në Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13 dhe në Elbasan 34.

Nga verifikimet e fundit rezulton se në Durrës ka 558 pallate të dëmtuara rëndë, në Tiranë janë 461. Ndërsa 28 shkolla janë dëmtuar, ku 11 prej këtyre institucioneve arsimore gjenden në Tiranë.

Shifrat/ DËME NË BANESA

Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 , Tiranë 330, Elbasan 7

Pallate të pabanueshme: 20 Tiranë

Shkolla të dëmtuara: 28 - Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9.

Kabina elektrike të dëmtuara: 15, Tiranë

Biznese të dëmtuara: 146 Tiranë.

Qendra shëndetësore: 2, Tiranë 1, Kukës 1

AKOMODIMI

3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.

23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.

Në Thumanë:
Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare "Ramazan Jangozi", objekt 2-katësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë