Shendet

Shifra alarmante/ 11 të vdekur dhe 597 raste të reja vetëm në 24 orë

Sot janë raportuar 11 të vdekur si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën me dije se pacientët ishin, një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,  një 56 vjeçare nga Dibra,  një 65 vjeçar nga Lushnja,  një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.
Gjithashtu, në vendin tonë janë kryer 2,501 testime, prej të cilave 395 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 597 qytetarë.
"Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër,  nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë,  nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar," shkruan më tej Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6891
Durrës          1218
Fier          1076
Korçë  892
Shkodër       852
Elbasan       771
Vlorë           641
Lezhë          638
Berat           438
Gjirokastër    416
Kukës          339
Dibër             146


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë