Media Galeri

Shi meteorësh në Britani, Spanjë, Rusi dhe Tajlandë

Në rrjetet sociale janë shpërndarë mbrëmjen e së hënës fotot e shiut të meteorëve Geminids mbi Rusi, Spanjë, Dubai, Britani dhe Tajlandë.

NASA i quan Geminids, “shiu më i mirë i meteorëve të vitit”, ngaqë yjet që binin ishin aq të shpejtë dhe të shumtë sa digjeshin në atmosferën e Tokës.

Shiu i Meteorëve Geminid është rezultat i kalimit të Tokës nëpër një gjurmë pluhuri të lënë nga një kometë e gjatë e zhdukur, 3200 Plaethon, që dikur mendohej të ishte një asteroid.

Ato janë emëruar sipas pikës në të cilën duket se e kanë origjinën.

Yjet bien nëpër qiell 40 herë më shpejt se një plumb, me rreth 78,000 milje në orë, duke krijuar një ngjarje spektakolare.

Përdoruesit në mediat sociale ndanë imazhet e tyre, me një person që tregon se pa gjithsej 100 meteorë mbi Mbretërinë e Bashkuar në ato orë që qëndroi jashtë duke i parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë