Sot priten reshje intensive deri shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa pjesa tjeter e qarqeve priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata. Si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen vërshime lokale të shkurtra kryesisht në veriperëndim dhe zonat bregdetare të vendit.
Në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Gjithashtu, pritet që era të jetë e fortë deri shumë e fortë, e cila në zonat bregdetare mund të ndërpresë transportin detar.
Temperaturat do të jenë:
Në bregdet: 12-14 gradë celsius
Në vendet e ulëta: 10-15 gradë celsius
Në vendet malore: 4- 10 gradë celsius
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




