Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga qëndra ciklonike e cila ka sjellë masa ajri të freskëta duke sjellë reshje shiu dhe rënie të konsiderushme të temperaturave në vendin tonë.
E Diel data 14 Gusht 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në orët e para të mëngjesit deri në mesditë . Pasdite reshjet do të mbeten të pakta në lindje, në mbrëmje do të kemi përmirësim. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/24°C
Zona e ulët 16/29°C
Zona bregdetare 18/28°C
Kosova, e Diel data 14 Gusht 2022
Moti do të jetë me vranësira , rreshje shiu me rrebeshe dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 21°C -24°C .
E Hënë data 15 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/28°C
Zona e ulët 14/32°C
Zona bregdetare 19/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




