Mode

Shfaqjet virtuale treguan edhe këtë sezon se janë këtu për të qëndruar

Kufizimet e Covid-19 detyruan javët e modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris të bëheshin virtuale vitin e kaluar.

Ndërsa shumë njerëz janë optimistë për një kthim në pasarela ku zakonisht marrin pjesë blerës, gazetarë dhe njerëz të famshëm, prezantimet dixhitale të cilat “mbizotëruan” në Javën e modës me siguri do të qëndrojnë akoma dhe kjo u vu re këtë sezon ku përsëri Java e Modës u bë virtuale.

"Sfilatat dixhitale janë absolutisht diçka që ne do të vazhdojmë ti shohim", tha shefja ekzekutive e Këshillit Britanik të Modës Caroline Rush.

Ndërsa shfaqjet që transmetohen online nuk janë asgjë e re, pandemia ka përshpejtuar një zhvendosje në një industri që në vitet e fundit u kthye në mediat sociale për të synuar blerësit e rinj.

Disa marka, përfshirë Gucci dhe Tommy Hilfiger, qëndruan jashtë javës së modës këtë sezon. Versace po paraqet koleksionin e saj pasi të përfundojë vitrina e saj e zakonshme në Java e Modës në Milano.

"Ne do të shohim shfaqje fizike të pasarelave nga këto marka shumë të mëdha që mund të përballojnë të bëjnë shpenzime multimilionëshe por ato mund të mos jenë gjatë javës tradicionale të modës dhe mund të kenë audiencë që kryesisht përbëhet nga klientë", tha Lauren Sherman, stiliste.

Gjithsesi, në shfaqje këtë sezon kishte shumë ngjyra të ndritshme për të rritur sadopak humorin në një industri me dyqane, fabrika dhe studio të mbyllura në pandemi.

Stilistja Rebecca Minkoff, një nga të paktat stiliste që mbajti një prezantim drejtpërdrejt në Nju Jork tha se shumë shfaqje u bënë vetëm për të mbajtur industrinë e modës në këmbë dhe për të treguar se ndryshime të tilla, kaq të mëdha janë një moment ku çdo stilist që di të jetë inovativ dhe kreativ, mund të përfitojnë dhe të shkëlqejnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë