Mode

Shfaqjet më të mira të javës së modës në Londër

Nëse zhurma e Brexit paralizon qeverinë britanike, duket se stilistët kanë bashkuar forcat për të sjellë krijimet më të bukura të tyre në pasaralat e javës së modës në Londër, e cila është në ditët fundit të saj.

Java e modës ka sjellë në pasarela modelet që kanë prezantuar koleksionet vjeshtë dimër 2019-2020 të stilistëve më me zë në botë. Gjatë këtyre ditëve të ‘nxehta’, stilisti Richard Quinn suprizoi jo pak të pranishmit që ndiqnin sfilatën, me koleksionin e veshjeve shumë ekstravagante dhe glamour që ai kishte sjellë.

Ndërsa stilisti turk Erdem solli koleksionin e tij që ishte një ndërthurje fantazie. Stilistja serbe Roksanda solli krijimtarinë e saj përmes të cilës ajo tregoi një magji të veçantë.

Veshjet e stolisura me shkëlqim të Simone Rocha u adresohesh të gjitha moshave dhe grave me forma të ndryshme.

Krijimtaria e Jonathan Anderson ishte gjithashtu një risi e lidhur me sofistikimin.

Po ashtu edhe Victoria Beckham ndezi flakë pasarelën me krijimtarinë e saj. Ajo kishte bashkuar hije dhe ngjyra lulesh të cilat duken mjaft të lehta për t’u kombinuar. Për miliona gra që janë ndjekëse e trendeve të reja që shfaqen në rrugë apo nga blogeret në Instagram, krijimtaria e stilistes britanike është një zgjidhje që duket se i reziston sezoneve të ndryshme.

Në Burberry, në një shfaqje të gjerë, Riccardo Tisci përsëriti dhe përmirësoi kujtimet e tij të viteve '90 në Londër. Fjalët përfundimtare - urimet – shkojnë për Husein Chalayan, hero i viteve '90, i cili ka mahnitur edhe një herë me një koleksion të shkëlqyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë