Nëse zhurma e Brexit paralizon qeverinë britanike, duket se stilistët kanë bashkuar forcat për të sjellë krijimet më të bukura të tyre në pasaralat e javës së modës në Londër, e cila është në ditët fundit të saj.
Java e modës ka sjellë në pasarela modelet që kanë prezantuar koleksionet vjeshtë dimër 2019-2020 të stilistëve më me zë në botë. Gjatë këtyre ditëve të ‘nxehta’, stilisti Richard Quinn suprizoi jo pak të pranishmit që ndiqnin sfilatën, me koleksionin e veshjeve shumë ekstravagante dhe glamour që ai kishte sjellë.
Ndërsa stilisti turk Erdem solli koleksionin e tij që ishte një ndërthurje fantazie. Stilistja serbe Roksanda solli krijimtarinë e saj përmes të cilës ajo tregoi një magji të veçantë.
Veshjet e stolisura me shkëlqim të Simone Rocha u adresohesh të gjitha moshave dhe grave me forma të ndryshme.
Krijimtaria e Jonathan Anderson ishte gjithashtu një risi e lidhur me sofistikimin.
Po ashtu edhe Victoria Beckham ndezi flakë pasarelën me krijimtarinë e saj. Ajo kishte bashkuar hije dhe ngjyra lulesh të cilat duken mjaft të lehta për t’u kombinuar. Për miliona gra që janë ndjekëse e trendeve të reja që shfaqen në rrugë apo nga blogeret në Instagram, krijimtaria e stilistes britanike është një zgjidhje që duket se i reziston sezoneve të ndryshme.
Në Burberry, në një shfaqje të gjerë, Riccardo Tisci përsëriti dhe përmirësoi kujtimet e tij të viteve ’90 në Londër. Fjalët përfundimtare – urimet – shkojnë për Husein Chalayan, hero i viteve ’90, i cili ka mahnitur edhe një herë me një koleksion të shkëlqyer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.