Gazeta Si- Katër futbollistë të kategorisë U-21 janë proceduar në gjendje të lirë nga policia pas sherrit që ndodhi të martën në përfundim të ndeshjes Erzeni-Partizani.
Policia thotë se të rinjtë janë konfliktuar pas ndeshjes dhe kanë dëmtuar ambientet e dhomave të zhveshjes. Siç është raportuar edhe më herët, dy prej tyre kanë mbetur të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia thekson se organizatorët e ndeshjes nuk i kishin njoftuar për këtë sfidë mes dy skuadrave U21
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për 4 lojtarë të 2 ekipeve të futbollit, konkretisht shtetasit J. H., 20 vjeç, R. Ç., 20 vjeç, J. S., 18 vjeç dhe M. D., 22 vjeç”, - thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.