Ana e errët

Sherri i komshieve përfundon në polici: Na kanosi si familje, na quan spiunë. Më shan

Foto ilustruese

Nga Gazeta Si - Dy gra, fqinje me njëra-tjetrën, janë përleshur keqazi pasi njëri prej fëmijëve e ka ofenduar tjetrën. 

“Grindja ka përfunduar në komisariatin e Farkës”, thanë burimet e Gazetasi.al që treguan se si njëra prej tyre ka trokitur e nevrikosur tek komshia pasi dyshonte se e kishin spiunuar. Bëhet me dije se shtetasja me inicialet N.N ka akuzuar: “Djali yt ka bërë fotografi dhe ti ke spiunuar se unë kam lidhur ujin në mënyrë të paligjshme në rrjet”. Për këtë akuzë, policia thotë se ka ndërhyrë kryefamiljari duke e sqaruar gruan me emrin N. se familja e tyre nuk merrej me fotografi dhe as me spiunime. Por sikur mos të mjaftonte kjo, gruas i është bashkangjitur edhe i biri që e ka kërcënuar denoncuesen se “do të vras, do të fus në bagazh të makinës, do të çoj në malin me gropa ose do të shtyp me makinë”, ka paralajmëruar i riu në mbështetje të nënës dyshuese që këmbëngul se u spiunua pranë autoriteteve për një tub uji të lidhur fshehtas.

“Sikur të mos mjaftonin këto kërcënime dhe kanosje, i biri më quajti të përdalë”, është ankuar në polici 46-vjecarja.  

“Më tha ‘oj e përdalë, do të var me tel korrenti’ dhe kur situata u bë kritike, im shoq telefonoi policinë”, ka deklaruar gruaja.

Bëhet me dije sipas burimeve të policisë së Farkës se teksa gruaja po komunikonte së bashku me kryefamiljarin me patrullën policore, i riu nuk është përmbajtur.

“Në prezencë të policisë nisi të më qëllojë me shkelma dhe policia e mori në rajon. Fqinjët më goditën, kanosen dhe ofenduan”, mbyll dëshminë  e saj gruaja nga Lundra. Policia i thotë Gazetasi.al se i ofroi asaj ekspertizë, megjithatë ajo nuk ka pranuar.

“Dua që çështja të ndiqet me shtet, por ekspertizë nuk bëj pasi nuk kam shenja”, tha 46 vjeçarja në polici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë