Ka ndodhur

Sherr në Lukovë, turistja gjermane shtyn nga shkallët 54-vjeçaren amerikane

Gazeta Si - Një turiste 60-vjeçare gjermane dyshohet se ka shtyrë nga shkallët një shtetase amerikane, 54 vjeçe në Lukovë të Himarës pas një konflikti mes tyre.

Policia e Vlorës thotë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne dhe shtetasja gjermane me iniciale E. H., dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë