Ka ndodhur

Sherr me thika në Tiranë, një i ri përfundon i plagosur në spital

Gazeta Si - Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën e Kavajës në Tiranë, ka precipituar me përdorimin e thikë, ku mbeti i plagosur një person.

Mësohet se një shtetas ka goditur me thikë një 25-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital”, - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë